16:27 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020

A do të hapet kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut?

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, ka pritur në takim Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, me të cilin diskutuan se të dy vendet Maqedonia e Veriut dhe Kosova duhet sa më parë t’i heqin testet për koronavirus, të njohura si PCR, dhe të mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Zëvendëskryeministri Besnik Thairi ka thënë sot në Shkup se kufijtë e të dy vendeve duhet të liberalizohen dhe këtu mund të merret si shembull kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, që është i hapur dhe ka lëvizje të jashtëzakonshme mes dy vendeve, në veçanti gjatë sezonit turistik edhe për shkak se transmetimi i sëmundjes COVID-19 mes dy vendeve ka qenë minimal.

“Ky shembull duhet të na shërbejë edhe neve për t’i liberalizuar kufijtë jo vetëm me fqinjin tonë – Kosovën, por edhe me fqinjët tanë përreth”, tha zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.