09:10 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

A do të jenë 48 kombëtare në Kupën e ardhshme të botës? – Tregon i pari i futbollit

FIFA ka plan që ta zgjeroj ‘Kupën e Botës’ të vitit 2022 në 48 ekipe. Këtë e ka konfirmuar i pari i futbollit, Gianni Infantino.

“Ju keni përpara një president të lumtur. Unë jam gjithmonë i lumtur por sidomos sot, sepse kemi marrë disa vendime të rëndësishme. Ne arritëm në përfundim që është e mundur të kalojmë nga 32 në 48 ekipe në Kupën Botërore, vetëm nëse kushtet e kërkuara plotësohen.”, tha Infantino.

Vendimi përfundimtarë rreth kësaj teme do të merre në muajin qershor.

“Kupa e Botës” në vitin 2022 do të mbahet në Katar dhe pritet të luhet në stinën e dimrit pasi që temperaturat atje janë shumë të larta./Indeksonline/