07:30 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / MSH

A do të jetë Beatrix prezente në finalen e BBV?

Vendimi i Beatrix Ramosaj për të mos darkuar me disa ish konkurrente dhe banorët e Big Brother VIP, mes së cilëve dhe Donaldi nuk u prit mirë nga ky i fundit.

Ajo u kritikua edhe pse refuzoi ftesën, me arsyetimin se ishte lënduar nga një batutë që bëri Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi ku hynë brenda shtëpisë.

Këngëtarja u largua nga Shqipëria duke udhëtuar bashkë me mikeshat e saj në Dubai, ku qëndroi për disa ditë.

Ndërsa të gjithë mendonin se raporti me Donaldin është krisur, Beatrix tregoi dje se vazhdon të jetë mbështetësja më e madhe e tij. Ajo iu kërkoi publikisht ndjekësve që të votonin Donaldin.

Për më tepër, ajo do të marrë pjesë dhe në finalen e madhe që do të mbahet nesër.

Këngëtarja ka lënë pas hatërmbetjet nga batutat dhe do të shkojë në studio për të mbështetur të dashurin e saj nëse do të shpallet fitues.