75 Mall Live Search
21:43 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

A do të jetë Fatos Beqiraj kapiten kundër Kosovës, flet trajneri

Nesër Kosova luan kundër Malit të zi në “Fadil Vokrri” dhe në mesin e 11 kundërshtarëve, pritet të jetë edhe Fatos Beqiraj.

Në ndeshjen në Podgoricë, futbollisti i lindur në Pejë ishte kapiten por nuk dihet se a do të jetë në Prishtinë.

Trajneri i Malit të Zi, Faruk Hadžibegić nuk e ka mohuar edhe pse e ka cilësuar Fatosin si një lojtar me të ardhme të madhe.

Fatosi është njeri dhe lojtar shumë i mirë, kemi 3-4 lojtar qe janë për me mbajt shiritin e kapitenit. Beqiraj është lojtar shumë i rëndësishëm në këtë përbërje të re të skuadrës“, ka thënë trajneri. /IndeksOnline/