A do të jetë i gatshëm Aguero ndaj Lyonit? Flet Guardiola

Skuadra e man Cityt nesër do të përballet me Lyonin në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Aguero nuk do të jetë pjesë e Cityt me gjasë për ndeshjen e nesërme, kjo pasi ai është i lënduar dhe po trajtohet në Barcelonë, shkruan IndeksOnline
Pavarësisht se të gjithë lojtarët e tjerë i ka në dispozicion ndaj Lyonit, Guardiola po shqetësohet për Agueron, ku me shumë gjasë do të jetë mungesë.
“Ai është ende në Barcelonë. Ai duhet të vijë këtu dhe të bëjë një provë. Por tani për tani ai është akoma në Barcelona dhe po shërohet nga dëmtimet e tij”, tha shkurt tekniku spanjoll.