75 Mall Live Search
22:44 / E Premte, 05 Maj 2023 / Gj. Sh

A do të jetë i gatshëm De Bruyne për Real Madridin? Flet Guardiola

Kevin de Bruyne pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë ndaj Real Madridit në Champions League.

Mesfushori belg nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit, pasi kishte pësuar një lëndim muskulor, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar se De Bruyne nuk do të luaj as në ndeshjen e ardhshme në Premierligë ndaj Leeds United, por beson se do të jetë i gatshëm ndaj Real Madridit.

“Ai u stërvit dje dhe u stërvit mirë. Sot, ne stërvitemi dhe më pas do të vendosim pas stërvitjes”, tha Guardiola në konferencë për media./IndeksOnline/