A do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit? Flet Besnik Osmani
Deri të premten e 7 dhjetorit subjektet politike që garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit duhet të dorëzojnë listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë.
Por asnjë nga subjektet politike ende nuk kanë bërë publike ndonjë listë të kandidatëve.
Indeksonline ka kontaktuar kandidatin e LDK-së për kryetar të Fushë- Kosovës, Besnik Osmani për të marrë një prononcim nëse ai do të jetë pjesë e garës së 28 dhjetorit si kandidat për deputet.
Osmani është shprehur se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por ka lënë të hapur mundësinë që të jetë pjesë e garës zgjedhore.
‘’Ende nuk ka ndonjë vendim ose diçka konkrete sepse janë propozime që vijin nga deget, deri të premten është afati, Komuna e Fushë-Kosovës ende nuk e ka mbajtur takimin e kryesisë së degës’’, ka thënë Osmani për Indeksonlinen.
Në zgjedhjet e lokale të mbajtura muajin e kaluar Besnik Osmani si kandidat i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës humbi garën përballë Valon Brebrezës së VV-së pasi që pas mbajtjes së garës së balotazhit siguroi 44,88% apo 8,786 vota./Indeksonline/

