22:34 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

A do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, flet Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nuk e ka mohuar e as pohuar se mund të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kur u pyet se a mund të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, Sejdiu tha se nuk e di.

“Nuk e di, unë them diçka tjetër, në këtë proces jam shumë i gatshëm që të marrë barrën e proceseve urgjente me një ekip që do të autorizohej nga Këshilli i Përgjithshëm dhe të shkojmë shumë shpejt në pjesën operative të reformave që janë, stadi i parë i ecjes dhe fazën e dytë e tretë të thellojmë ato procese”, tha Sejdiu.

“Jam i gatshëm të ofrojë gjithë ekspertizën time edhe si njeri i profesionit, por edhe si njeri që kam udhëhequr LDK-në, kam qenë formalisht, pasi fatkeqsisht nuk kam pasur mundësinë ta udhëheqi”, shtoi Sejdiu në T7.

Kujtojmë se pas dorëheqjes se liderit të LDK-së, Isa Mustafa, janë përmendur shumë emra të cilët potencialisht mund të jenë kryetar të kësaj partie.