75 Mall Live Search
08:23 / E Premte, 05 Shtator 2025 / G T

A do të jetë Messi në Kupën e Botës? Ylli argjentinas në dyshim: Nuk kam vendosur, varet se si ndihem!

Lionel Messi zhvilloi ndeshjen e tij të fundit në shtëpi me Kombëtaren e Argjentinës, në fitoren 3:0 ndaj Venezuelës.

Messi shënoi dy gola që ishin të fundit në shtëpinë e tij me fanellën e kampionëve të botës, shkruan Indeksonline

Kupa e Botës zhvillohet vitin e ardhshëm dhe Messi ngre pikëpyetjet e tij nëse do jetë i pranishëm apo jo!?

“Nuk e besoj se do të jem atje! Për shkak të moshës sime. Por, jam i lumtur dhe i emocionuar që kemi siguruar kualifikimin. Siç them gjithmonë, duhet të shikojmë ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje.

“Përpiqem të ndjehem mirë dhe mbi të gjitha të jem i sinqertë me veten. Kur ndihem mirë, e shijoj, por kur nuk ndihem, nuk kaloj mirë – kështu që e preferoj të mos jem atje nëse nuk jam mirë.

“Nuk kam marrë ende një vendim. Do ta përfundoj sezonin, pastaj do kemi ndeshje parasezonale, do mbesim gjashtë muaj. Kështu që do shoh se si ndihem. Shpresoj të kem një sezon të mirë në MLS dhe në vitin 2026 të jem mirë”, u shpreh Messi.

Kujtojmë se Argjentina e zhvillon edhe një ndeshje të fundit gjatë këtij viti, ndaj Ekuadorit, por Messi nuk do të luajë – pasi Lionel Scaloni i ka dhënë pushim “mbretit” të futbollit./Indeksonline/