75 Mall Live Search
10:35 / E Hënë, 05 Janar 2026 / Z S

A do të jetë pjesë e kuvendit Duda Balje dhe a ka votë për “Kurtin 3”

Duda Balje ka arritur të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur vetë Balje në një përgjigje për Indeksonlinen.

“Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit’’, ka thënë Balje për Indeksonlinen.

Po ashtu Balje është pyetur nesë do të ketë votë pro formimit të qeverisë nga Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

‘’Është herët të flasim për këtë çështje. Së pari duhet të përfundojë certifikimi i rezultateve. Unë jam për formimin e institucioneve, sepse ka kaluar një kohë e gjatë pa institucione”, është shprehur Balje për Indeksonlinen.

Në bazë të rezultateve preleminare, partia e Duda Baljes ka arritur që të sigurojë 2,427 Vota./Indeksonline/