A do të jetë Tchouameni në finalen e Champions League? Merret vendimi final

Aurelien Thouaméni nuk do të arrijë në kohë për të luajtur në finalen e Champions League. Francezi u dëmtua kundër Bayernit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kompeticionit më të lartë kontinental.
Thyerja e metatarsales së tretë në këmbën e tij të majtë do ta pengojë atë të përballet me Borussia Dortmundin. Synimi i vetëm i francezit është që të jetë në Euro 2024 me përfaqësuesen e “gjelave”.
Ai ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për t’u konsultuar me një specialist amerikan , i cili ka vërtetuar dëmtimin dhe afatet që duhet të mbulohen përpara rikthimit të tij në fushë duke i shuar shpresat për prezencën ne finalen e 1 qershorit./Indeksonline/