75 Mall Live Search
12:06 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

A do të jetë trajner i ardhshëm i Barcelonës? Përgjigja e Xavit

Xavi Hernandezi ka paralajmëruar se një ditë mund të drejtojë Barcelonën. Ish-mesfushori i katalonasve nuk ka specifikuar kohën se kur do të ndodhë kjo gjë.

“Një ditë do të vijë koha për të hedhur hapin tjetër në karrierë, por ende s’kam vendosur se kur”, ka deklaruar Xavi.

Legjenda e futbollit spanjoll ka thënë se do të jetë në Katar deri sa të përfundojë Kupa e Botës 2022.

Me këtë, Xavi ka paralajmëruar se pas kësaj ngjarjeje mund të jetë i hapur edhe për Barcelonën. Xavi llogaritet si njeriu më adekuat për zëvëndësimin e Koemanit te Barcelona./Indeksonline/