A do të kandidoj Lutfi Haziri përsëri për kryetar të komunës së Gjilanit?

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në Debat Plus, ka folur për mundësinë e rikandidimit për kryetar të komunës së Gjilanit në zgjedhjet komunale, shkruan IndeksOnline.
Ai ka thënë se pas përfundimit të mandatit si kryetar i komunës së Gjilanit nuk do të kandidoj përsëri, por do të përkushtohet plotësisht në partinë politike, që është aktualisht.
Po ashtu, Haziri ka treguar se nuk e ka ndërmend që të kandidoj as për postin e Presidentit.
“Nuk kam ambicie për postin e Presidentit”, ka thënë ai./IndeksOnline/