A do të kandidoj sërish për kryetar të Kamenicës, flet Qendron Kastrati

Partia Socialdemokrate më 19 korrik pati njoftuar se ka vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor 2021.
Por, në vendimin e tyre, PSD ia pati deleguar Grupit Punues të Kamenicës dhe Kryetarit Kastrati vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Komunën e Kamenicës dhe sipas PSD-së, cilido vendim i tyre do të ishte i pranueshëm për këtë subjekt.
“Indeksonline”, ka kontaktuar me kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati për të pyetur nëse do të kandidoj sërish për kryetar të kësaj komune.
Në një përgjigje të shkurtër ai ka thënë se shumë shpejt do të njoftoj opinionin publik për pjesëmarrje ose jo në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Reformat e ndërmarra nga kryetari i kësaj komune patën bërë bujë të madhe në opinionin publik.
Partitë politik kanë kohë deri në fillim të javës së ardhme për t’i dërguar në KQZ emrat për certifikim të kandidatëve për kryetar të komunave dhe asamble.
Partia e Dardan Molliqajt i pati bojkotuar edhe zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.
PSD është ndër partitë më aktive në vend. Njohësit e çështjeve politike e kanë komplimentuar këtë subjekt për mënyrën dhe format e kundërshtimeve të disa prej vendimeve të Qeverisë Kurti 2./Indeksonline/