A do të ketë bashkëpunim midis Mc Kreshës dhe Bebe Rexhës?
Prej një kohe të gjatë, nëpër mediat rozë po përflitet për një bashkëpunim të mundshëm midis reperit Mc Kresha dhe këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha, shkruan Indeksonline.
Por a do të ketë me të vërtetë ndonjë bashkëpunim ndërmjet dyshes?
I kontaktuar nga Indeksonline, Mc Kresha ka thënë: “Unë nuk di sen”.
Madje ai gjithashtu ka thënë: “Po më pëlqejka, lajm i mirë ky”.
Me këtë ai ka përgënjeshtruar zërat që qarkullonin në këtë drejtim dhe se reperit do t’i pëlqente të bashkëpunonte me këngëtaren e famshme Bebe Rexha. /Indeksonline/