08:22 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

A do të ketë Evropa ushqim të mjaftueshëm?

Paraqitja e epidemisë së coronavirusit në të gjithë botën, bëri që një nga gjërat e para që njerëzit bënë masivisht ishte blerja e furnizimeve ushqimore. Ky është një reagim i pritur dhe logjik duke pasur parasysh paqartësinë e situatës, megjithëse në një sjellje të tillë kishte një dozë paniku.

Të gjithë i mbajmë mend fotot e rafteve të boshatisura të supermarketeve, por disa javë më parë u mbushën përsëri.

A do të mbetet kështu?

Pandemia e coronavirusit e ka kthyer gjendjen normale të punëve përmbys, duke çuar në mbylljen e një numri sektorësh ekonomikë dhe ndërprerjen e linjave të furnizimit, kështu që pyetja nëse Evropa do të ketë ushqim në planin afatgjatë në rast të vazhdimit të masave aktuale për të luftuar përhapjen e coronavirusit për muaj me radhë, nuk është aspak e papritur. Në të vërtetë, kjo është një pyetje që duhet të bëhet.

Politico: Evropa nuk do të vdes nga uria

Politico shkruan se “Evropa nuk do të vdes nga uria për shkak të coronavirusit, por epidemia po e bën më të vështirë për të marrë sende ushqimore nga raftet e marketeve”.

Bart Vandewaetere, nënkryetari i marrëdhënieve nga kompania Nestle, i ka thënë Politicos se produktet e tyre po arrijnë në depo deri më tani, por me një vonesë për shkak të masave të vendosura nga qeveritë evropiane.

David Coleman i kompanisë Mars, përgjegjës për marrëdhëniet me publikun për këtë kompani kryesore evropiane të ushqimit, thekson se gjithçka që është duke bërë është “menaxhimi i krizave” që do të vazhdojë ashtu siç duhet, por beson se evropianët “nuk do të kenë probleme me ushqimin e pakët”.