75 Mall Live Search
15:34 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

A do të ketë lirim të masave për Vitin e Ri, kështu përgjigjet ministri Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur një konferencë për media pak më parë.

Ai është pyetur nëse do të ketë shtrëngim apo lirim të masave, për Vitin e Ri, transmeton IndeksOnline.

“E dëgjuat edhe në ekspozenë time se lirim nuk do të ketë. Kjo po bëhet në mënyrë që të ulet përhapja e koronavirusit dhe të ruhet shëndeti publik”, ka thënë ai.

Zemaj ka kritikuar edhe bordin e SHSKUK-së duke thënë se ai duhet të jetë më aktiv./IndeksOnline/