21:52 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

A do të ketë marrëveshje? – Mustafa jep mendimin e tij

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një intervistë për televizionin publik është shprehur se dy partitë duhet të japin maksimumin që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të gjetur një zgjidhje.

Mustafa po ashtu ka folur për takimet që kanë pasur pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës Kryetar i Kuvendit. Ai ka treguar se çka i ka thënë Albin Kurtit.

“Ne kur jemi kthyer në tavolinën e takimit pas 26 dhjetori, i kam thënë z.Kurtit… ju keni ndërmarr vendime të njëanshme, keni zgjedh kryeparlamentarin, keni qit emrat e ministrave në publik. Ku e kemi ne vendin në këtë qeveri? “,tha ai.

Kryetari i LDK-së ka treguar se pse nuk ka dëshiruar të ketë më takime.

“Gjithmonë jemi përshëndetur, edhe kur kemi hyrë edhe kur kemi dal. Vetëm se neve na ka brengosur, se duhet të dalim dhe të themi se nuk kemi marrëveshje dhe të takohemi nesër. Kam thënë që nuk duam të kemi takime ku rezultati do të jetë takohemi nesër. “, tha ai.

Mustafa demantoi deklaratat e disa zyrtarëve të VV-së që thonin nuk i ka siguruar posti i Kryetarit të Kuvendit.

“Ata munden me thanë, por unë mund të ju siguroj që i ka siguruar nga fillimi se i ka interesuar posti i Kryetarit të Kuvendit. “, u shprehë ai.

“Kah e drejta që me 29 deputet ti ketë edhe kryeministrin, kryetarin e kuvendit të parlamentit edhe presidentit. Kjo nuk ndodh në monizëm.”, tha Mustafa duke shtuar se edhe LDK duhet të ketë një pozitë të lartë qeverisëse.

Tutje, Mustafa tha se negociatat mes LDK-së dhe LVV-së nuk duhet të quhen pazare politike.

“Po i përcjell analistet, cilësimi i marrëveshjes për bashkëqeverisje me pazar politik eshte i padrejt. Edhe analistet edhe ne, duhet ta din qe nga ana politike behet për pushtet. Kur hyn LDK edhe VV hynë për pushtet, hynë qe te udhëheqin vendin. “

“Ne mund te japim vlerësime se çfarë te duam. Kosova nuk udhëhiqet pa poste.”, u shprehë lideri i LDK-së.

Mustafa tregoi se pse e ka refuzuar ofertën e fundit të LVV-së.

“Ne nuk kemi kërkuar nga VV qe te kemi një ministri me shume. Oferta e VV kapërcen parimet mbi te cilat LDK ka hy ne negociata me VV-në. “, tha ai.

Lideri i LDK-së beson objektivisht se do të ketë marrëveshje.

“Objektivisht pres, nuk ka asnjë arsye qe ne ti bëjmë gjithë këto përpjekje dhe ne fund te falim qe nuk kemi arritur marrëveshje. “, u shprehë ai./Indeksonline/