12:21 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / L K

A do të këtë nevojë Kosova për import, tregon Ministrja

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media tregoj se Kosova do të këtë nevojë për import të energjisë elektrike, teksa flet se shifra kap shifra “marramendëse”.

“Sigurisht që nevoja për import do të varet në masë të madhe nga ajo se sa kapacitete i KEK-ut do të jenë në gjendje të gjenerojnë. Vlerësimi i një skenari është që pritet të këtë të kemi konsum prej 4.12 milionë megavatorë, ndërsa gjenerim prej 3.12 milionë gjeneratorë, që do të thotë do të kemi nevojë për 722.8 mijë megavatorë, që një çmim prej 500 eurove është 316 milionë euro. Do të thotë po flasim me shifra marramendëse të cilat aktualisht janë, të paparashikueshme, duke qenë së varen nga konsumi, nga niveli i gjenerimit por sigurisht edhe nga çmimet e importit dhe aftësia e tregut evropian për të  ofruar energji të mjaftueshme këtë dimër”, ka thënë ajo.

Ajo bëri thirrje tek qytetarët të shfrytëzojnë skemën e subvencionimit dhe të shfrytëzojnë të gjitha mënyrat e mundshme për të kursyer energji elektrike gjatë këtij dimri.