A do të ketë rritje të çmimit të ujit, kjo është përgjigjja e Mjekut
Zëdhënësja e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku në programin “Për një ditë të mbarë“ në RTV21 ka folur lidhur me çështjen e rritjes së çmimit të ujit, e cila javë më parë është raportuar se do të ndodhë në fund të këtij viti.
Mjeku përmendi edhe shumën e borxheve të cilat i kanë qytetarët KRU-së “Prishtina“.
“Jo nuk ka qenë i shtrenjtë, por produkti më i lirë dhe më i vleshëm që e kemi në Kosovë, uji është më i liri, por qytetarët edhe pse e mbajmë kështu 45 milionë euro janë borxhet. Ne kemi bërë kërkesë për rritje të çmimit të ujit përshkak të shpenzimeve operative, shumë gjërave të tjera, por ka mbetur autoriteti rregullator për shërbimet e ujit të vendos se a do të ketë apo jo rritje të çmimit të ujit dhe gjithqka mbetet te autoriteti”, tha ajo./Indeksonline/

