A do të ketë tifozë në Lojërat Olimpike? Merret vendimi

Në Lojërat Olimpike #Tokio2020 do të lejohen 50 për qind e tifozëve vendas (japonezë), nëse maksimumi i vendeve ku zhvillohen garat nuk kalon kapacitetin prej 10 mijë tifozëve.
Tifozët jashtë Japonisë nuk do të lejohen.
Vendimi është marrë sot nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Qeveria e Japonisë dhe organizatori i LO Tokio 2020.
Ceremonia hapëse e LO Tokio 2020 do të mbahet më 23 korrik 2021, ndërsa ceremonia mbyllëse më 8 gusht 2021.