12:55 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

A do të kthehet në Inter?- Flet Icardi

Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Mauro Icardi, foli për gazetën me seli në Milano “La Gazzetta dello Sport” këtë mëngjes, duke diskutuar të ardhmen e tij në Paris dhe nëse ai mendon se Interi mund të fitojë skudeton këtë sezon.

“Këtë vit unë jam në PSG dhe qëllim imi është të bëj çmos për këtë fanellë. Kthimi tek Interi? Në fund të sezonit, rreth majit ose qershorit, ne do të shohim se çfarë ndodh. Është ende herët për të thënë ndonjë gjë. Scudetto? Varet nga ata që të vazhdojnë punën që kemi provuar të bënim më parë për të zvogëluar hendekun me Juventusin, që për mua janë akoma në krye” , u shpreh argjentinasi.

Sulmuesi 26-vjeçar argjentinas u bashkua me skuadrën e Ligue 1 në verë, me klubet më të mëdha rreth Italisë që luftuan për firmën e tij. Sidoqoftë, ai u bashkua me PSG-në në formë huazimi për tërë sezonin me një mundësi prej 70 milionë eurosh për të blerë./Indeksonline/