12:02 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

A do të largohej Luiz nëse Conte do të ishte ende trajner i Chelseat

Ylli i Chelseat, David Luiz është lojtari i fundit i Chelseat që ka pohuar se do të largohej nga klubi nëse Antonio Conte do të ishte ende trajner.

Braziliani kishte mosmarrëveshje me trajnerin italian dhe minutazhi i tij në fushën e lojës ra dukshëm.

Luiz ishte pranë largimit nga Chelsea këtë verë para se Maurizio Sarri të emërohej trajner, transmeton FutbollFanatik.

”Nëse Conte do të qëndronte, natyrisht, të gjithë e dinë se unë do ta ndërroja klubin”.

”Tani, unë jam këtu dhe shumë i lumtur”, tha Luiz për Sky Sports.

Ditë më parë edhe Willian tha se nëse Conte do të mbetej trajner, do të largohej nga Chelsea./IndeksOnline/

Chelsea