A do të largohet nga Juventusi? Allegri tregon vendimin e tij

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, ka bërë të ditur se do të vazhdoj të jetë në stolin e zonjës së vjetër.
Skuadra torineze pritet të bejë disa ndryshime në staf gjatë verës, por si duket tekniku italian, do ta ketë vendin e sigurt edhe për sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.
Allegri është pyteur nga gazetarët se A do të qëndroj te Juventusi, duke thënë se e dëshiron këtë 100%, por kjo varet nga drejtuesit e klubit.
“Kam folur me pronarët e klubit dhe kam shprehur mendimin tim. Nuk ka kuptim të flas për të ardhmen tani sepse do të vijnë ndeshje të rëndësishme. Kam një kontratë dyvjeçare. Sa për mua, 100 për qind jam duke qëndruar. Pas kësaj, vendimi nuk varet nga unë”, tha Allegri. “Unë mund të flas për zgjedhjen time, jo për atë që është në kokat e të tjerëve.”, ka deklaruar Allegri./IndeksOnline/