75 Mall Live Search
13:52 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

A do të lejohet nata e fundit sonte në “’Beer and Wine Festival”, ky është vendimi i MTI

’Beer and ëine Festival Prishtina’’ është mbyllur mbrëmë me vendim të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Ministri kishte dalur në vendin e ngjarjes ku kishte vërejtur parregullësi dhe lejimin e hyrjes të personave të mitur nën moshën 18 vjeçare, shkruan Indeksonline.

Festivali i birrës dhe verës sot në agjendë kishte natën e fundit, atë përmbyllëse.

Por, vendimi i marrë mbrëmë mbetet në fuqi dhe kjo do të thotë që ky festival për këtë edicion ka marrë fund.

“Jo, nuk do të hapet. Vendimi mbetet në fuqi. Nuk ka kthim mbrapa” thuhet në përgjigjen e MTI-së për Indeksonline.