19:17 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

A do të ligjëroi në Kosovë Elvis Naçi? Ja përgjigja e imamit të njohur!

Agjencia e Kosovës për Intelegjencë (AKI) ditëve në vijim do të verifikoi imamët që do t’u ligjërojnë në burgje të dënuarve për veprën penale të terrorizmit.

Këtë e ka bërë të ditur për media, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

I pari i këtij dikasteri ka thënë se qëllimi kryesor i këtyre ligjëratave do të jetë deradikalizimi i personave që kanë tendencë të shkojnë drejt radikalizmit.

“Indeksonline” ka kontaktuar njërin prej imamëve shqiptar më praktikues të fesë islame.

Bëhet fjalë për, Elvis Naçin i cili është imam i xhamisë së ‘Tabakëve’ në Shqipëri. Naçi nuk beson se një ofertë të tillë do ta pranonte. Sipas tij, për shkak të angazhimeve të shumta që i ka.

“E kam kohen shumë të kufizuar dhe jam i pamundur të angazhohem”, ka thënë shkurt Elvis Naçi për “Indeksonline”.

Ndryshe, këto ligjërime vijnë pasi që nga viti 2012 në zonat e luftës në Siri e Irak, kanë shkuar mbi 300 qytetarë të Kosovës dhe sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 70 prej tyre janë vrarë.

Rreth 130 tashmë janë kthyer në Kosovë dhe pothuajse janë arrestuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftëra të huaja./Indeksonline/