75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / AR

A do të lirohet ndonjëherë Britney Spears?

Britney Spears ka pasur seancë në gjykatë.

Ajo ishte ankuar se ka qenë në depresion dhe kishte gënjyer se ishte e lumtur 13 vitet e fundit, transmeton Indeksonline.

‘I kam thënë gjithë botës se jam mirë, është një gënjeshtër. Unë nuk jam e lumtur, nuk mund të fle, jam në depresion, qaj çdo ditë. Unë dua që kërkesa ime të aprovohet”, tha ajo.

Deklarata e këngëtares vjen pasi ajo është nën mbikëqyrjen e babait të saj.

Por çfarë do të ndodh, a do të lirohet Britney ndonjëherë?

Pas kësaj deklarate, ajo u shpreh se do të bëj një peticion, të cilin pret që të merret parasysh./Indeksonline/