23:26 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

A do të luaj Kololli kundër Bullgarisë?

Gjatë ditës së sotme u përfol se lojtari i kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Bullgarisë. Por ky lajm nuk po del të jetë i vërtetë.

Doktori i ekipit të Kosovës, Murat Berisha për Supersport 2 ka thënë se ende nuk është e qartë situata e Kolollit, transmeton Indeksonline.

Mbrojtësi kosovar pritet të bëjë një skenim që t’i shihet gjendja, pastaj është në dorë të trajnerit nëse dëshiron të rrezikoj.

Kololli ka qenë ndër lojtarët më të mirë të Kosovës në Ligën e Kombeve, ku përpos aftësive defanzive, ai arriti të shënoi edhe gola./Indeksonline/