A do të luaj Leao ndaj Interit? Shikoni çfarë po bën sot sulmuesi në stërvitje

Gjysëmfinalja e parë e Ligës së Kampionëve mes Milanit e Interit do të luhet nesër. Një ditë para ndeshjes, ethet e milanistëve vazhdojnë të jenë prezente për prezencën ose mungesën e Leaos në këtë sfidë.
Milani sapo ka nisur sot stërvitjen e mëngjesit dhe Leao nuk po stërvitet me grupin.
Megjithatë, ylli portugez është parë me trajnerin fizik duke vrapuar. Pavarësisht fillimit të vrapimit të Leaos, gjasat janë tejet të vogla që sulmuesi të luaj ndaj Interit.
Milani po shpreson që të llogaris së paku në 20 minutat e fundit të ndeshjes që ta ketë dispozicion për gjysëmfinalen e parë./Indeksonline/
#Leao entra in campo ad allenarsi in modo individuale @MilanNewsit #milaninter pic.twitter.com/joXlChvc0T
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) May 9, 2023