A do të luaj Leao sonte? Formacionet zyrtare të ndeshjes Milan – Inter

Rafael Leao nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme gjysmëfinale të Champions League ndaj Interit.
Kur kanë mbetur edhe pak nga fillimi i ndeshjes, të dyja skuadrat kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku Leao nuk është në formacionin startues të Milanit, shkruan IndeksOnline.
Sky Sport raporton se sulmuesi portugez nuk ka hipur në autobusin që dërgon në “San Siro”, me futbollistët e tjerë të skuadrës, dhe nuk do të luaj asnjë minutë sonte.
Leao kishte pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen e fundjavës ndaj Lazios, ku Milani fitoi me rezultat 2-0.
Formacionet zyrtare:
Milan: Maignan, Calabria, Kjaer, Tomori, Hernández, Bennacer, Tonali, Díaz, Krunic, Saelemaekers, Giroud.
Inter: Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Çalhanoğlu, Mkhitaryan, Dimarco, Martínez, Dzeko./IndeksOnline/