A do të luaj më Dembele për Barcelonën? Vije përgjigja e ashpër e Laportës!

Prezantimi i Adama Traores te Barcelona ka “ndezur” temën e Ousmane Dembeles.
Joan Laporta ka thënë se ylli francez do ta ketë të vështirë që të luaj më për Barcelonën.
“Trajneri do të vendosë. Unë mendoj se Xavi punon për këtë sezon, por edhe për sezonin e ardhshëm. Një lojtar që nuk do të jetë këtu dhe që po shikon të gjej skuadër të re, do ta ketë shumë të vështirë të luajë tani. Xavi e di se çfarë mund të ketë rëndësi tani dhe vitin e ardhshëm. Ata nuk e kanë pranuar propozimin e rinovimit dhe nuk e kanë pranuar” ka thënë Laporta./Indeksonline/