A do të luaj ndaj Kosovës? Sot mësohet fati i Seskos
Sulmuesi slloven, Benjamin Sesko pësoi një lëndim në gju, dje gjatë ndeshjes mes Manchester United dhe Tottenham.
Ai u detyrua të largohet nga fusha para kohe, derisa si pasoj e këtij lëndimi rrezikon ndeshjen ndaj Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror, e cila zhvillohet me 15 nëntor, shkruan IndeksOnline.
Sipas gazetarit Sam Cohen, Sesko sot do të kryej vizitat mjekësore, për të përcaktuar shkallën e lëndimit.
Ai raporton se lëndimi i sulmuesit slloven nuk është serioz, por fati i tij do të mësohet pas ekzaminimeve mjekësore.
22-vjeçari është pika kyqe e Sllovenisë, derisa mungesa e tij në ndeshjen ndaj Kosovës do të jetë një lajm i mirë për selektorin e ”Dardanëve”, Franco Foda./IndeksOnline/

