75 Mall Live Search
10:46 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

A do të luajë Zvezda sot në Kosovë? Flet Agim Ademi

Ndeshja e kupës së Serbisë midis Cërvena Zvezdës dhe Trepçës është e paraparë të zhvillohet në Kosovë sot nga ora 14:00.

Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë kategorikisht kundër zhvillimit të kësaj ndeshje brenda territorit të Kosovës dhe ka lajmëruar institucionet përkatës për ndalimin e lojës.

I kontaktuar nga Indeksonline, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi tha se kjo lojë nuk do të zhvillohet, ndërsa policia e Kosovës e ka vendimin për ndalimin e ndeshjes dhe duhet ta zbatojë.

“Ne e kemi marrë vendimin tonë, dihet se nuk jemi te pajtimit dhe nuk luhet kjo ndeshje. Është në dorë të policisë dhe presim qe me e zbatue policia këtë vendim. Pritet mos me u zhvillue ndeshja” , u shpreh Ademi./Indeksonline/