A do të luajnë Muriqi, Shala e Kololli, Challandesi tregon situatën?
Bernard Challandesi ka dhënë informacione për lëndimet e fundit në përfaqësuesen e Kosovës.
Selektori ka thënë se Muriqi e Kololli kanë pasur lëndime të lehta, por që me shumë gjasa do të luajnë në ndeshjen ndaj Çekisë.
Situatë më ndryshe është te lëndimi i Herolind Shalës.
Challandesi ka thënë se Shala është grumbulluar, por lëndimi i tij do të testohet deri në para ndeshjes për të parë situatën e tij nëse mund të jetë i gatshëm për lojë./Indeksonline/