A do të marr pjesë Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhje?

Sot në mbledhjen e KQZ-së, nuk u certifikua lista e kandidatëve të LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësuesi i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi u shprehë se LVV do të jetë pjesë e zgjedhjeve.
“ LVV është pjesë e zgjedhjeve, do të jetë pjesë e zgjedhjeve, do të jetë fituese e zgjedhjeve. Do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore”, u shprehë ai./Indeksonline/