10:52 / E Premte, 20 Gusht 2021 / OSH

A do të marrë pjesë këngëtarja e njohur në “Big Brother VIP”, kjo është përgjigjja e saj

Njëri nga spektaklet më të mëdha në televizionet shqiptare “Big Brother VIP” pritet që të fillojë së shpejti.

Një program i tillë do të prezantohet si përherë nga Arbana Osmani, e cila zbuluar shumë informacione rreth ecurisë së punës.

Por, kësaj radhe formati reality-shoë do të jetë me yje të estradës shqiptare, emrat e të cilëve ende nuk janë zbuluar.

Aludimet menjëherë kanë filluar, duke u cekur emri i këngëtares së njohur, Greta Koçi. Në një postim në rrjetin social Instagram,

Greta është pyetur nëse do të marrë pjesë në spektakël, ndërsa kjo e fundit e dha një përgjigjje të prerë.

“Jo”, ka shkruar ajo në mbishkrim. Përmes një shkrimi të tillë, ajo i dha fund një herë e mirë aludimeve rreth kësaj çështje.