75 Mall Live Search
14:44 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / MSH

A do të marrin edhe nga një mandat ish-shefat e grupeve parlamentare?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të votave që kanë marrë kandidatët për deputet.

Nga zgjedhjet e 9 shkurtit, disa kanë dalur me më shumë vota e disa me më pak, shkruan IndeksOnline.

Por, si qëndrojnë me vota ish-shefat e grupeve parlamentare, dhe a kanë arritur të sigurojnë edhe nga një mandat në legjislaturën që pritet të formohet së shpejti?

Shefja e grupit parlamentar të partisë që ishte në mazhorancë, Mimoza Kusari-lila, që njëherazi është edhe kryepartiake e Alternativa-s, ka grumbulluar 61945 vota.

Kësisoj, Kusari-Lilën pritet ta shohim edhe për një mandat në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si e nënta më e votuara në listën LVV-Guxo-Alternativa.

Shefi i dytë i GP-së me renditje është Abelard Tahiri i PDK-së. Ai mori 18 mijë e 629 vota, dhe më shumë gjasë do të jetë pjesë e legjislaturës së radhës.

Më pak vota ka marrë Arbën Gashi, që për 4 vjet ishe në krye të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ka grumbulluar 13 mijë e 719 vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, e që pritet të jetë sërish pjesë e Kuvendit.

Ndërkaq, shefi i GP-së së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, duket se nuk ka mundur të sigurojë edhe një mandat, me 8 mijë e  vota të mbledhura.

Kujtojmë se janë numëruar vetëm 90.41% të vendvotimeve.

Rezultatet e lartpërmendura mund të ndryshojnë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës./IndeksOnline/