75 Mall Live Search
15:48 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

A do të mbaj Liverpool paradë festive në qytet?

Skuadra e Liverpool mbrëmë arriti që pas 30 vitesh të bëhet kampion i Premier ligës.

Por, për ta festuar në qytet me tifozë, Liverpool duhet të pres, transmeton Indeksonline

Qyteti i Liverpool i ka treguar kampionit të ri të Premier Ligës se paradën në qytet mund ta mbaj vetëm kur gjendja e  koronavirusit në Angli të shpallet nën kontrollë.

Një zyrtar i komunës së Liverpool për ‘Mirror’ ka thënë se kjo do të ndodhë kur gjendja me koronavirus të jetë më e sigurt.

‘Festa do të ndodhë vetëm të jetë e sigurt për ta bërë, masat janë zbutur dhe infektimi ka pësuar rënie’ , u shprehë ai.

Ka mundësi që Liverpool mund të mos ta festoj këtë verë, ndoshta deri në vitin e ardhshëm. Klopp ka sugjeruar që parada të mbahet në mes të gjysmës së sezonit të ardhshëm./Indeksonline/