A do të mbajnë mësim shkollat e mesme edhe javën tjetër? – Tregon Ministria e Arsimit
Gjatë ditës së sotme, Indeksonline pranojë një informatë që shkollat e mesme do të vazhdojnë të mbajnë mësim edhe javën tjetër.
Sipas orarit të rregullt, mësimi në shkollat e mesme duhej të mbaronte nesër. Valmir Gashi, këshilltar i ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi, shpjegoi se në dorë të kujt është kjo çështje.
“Nuk qëndron kjo. Ka mbetur në kompetencë të komunave kjo e zëvendësimit të orëve”, tha ai.
Në fillim të këtij viti Sindikata e Arsimit bashkë me mësimdhënësit hynë në grevë për rritje të koeficientit.
Ditët e humbura gjatë grevës priteshin të vazhdoheshin në fund të këtij viti. Por SBASHK-u kundërshtoi.
Tash është mbetur në dorë të drejtorive të arsimit nëpër komuna që të vendosin rreth kompensimit të orëve./Indeksonline/