75 Mall Live Search
14:58 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / A. A

A do të mbetet Otto John te Prishtina?

Prishtina u shpall kampion në Superligë pas 8 vitesh, derisa sulmuesi Otto John e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë me 10 gola.

Klubi nga kryeqyteti po planifikon që të mbajë nigerianin edhe në sezonin e ardhshëm.

John thotë se është i kënaqur te Prishtina.

“Kam kontratë me Prishtinën deri në qershor të vitit 2022. Nuk e di çfarë sjellë e ardhmja por tani jam lojtar i Prishtinës. Jam i lumtur që arritëm objektivin të shpallemi kampion” deklaroi John për Indeksonline.

‘Bardhekaltërit’ për herë të parë do të luajnë në parakualifikime të Ligës së Kampionëve.

Së shpejti, Prishtina do të mësoj kundërshtarin.

/Indeksonline/