75 Mall Live Search
13:10 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

A do të mund të kemi Qeveri të re në fundjavë? Kjo është përgjigja e Isa Mustafës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për medie ka deklaruar se nuk  do të hyjnë me dhunë për të marrë ekzekutivin e vendit. Ai ka thënë se këto që po ndodhin aktualisht janë veprime demokratike dhe se pret që Qeveria e kryesuar nga Avdullah Hoti të marrë besimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ai tutje ka thënë se ende nuk kanë pranuar zyrtarisht kërkesën nga ana e presidentit të vendit që kjo parti të dërgoj mandatarin dhe kanë dashur që t’i paraprijnë kësaj situate.

Mustafa ka thënë tutje se nëse arrijnë që brenda këtyre dy ditëve të finalizojnë programin qeverisës, mund të ndodh që në vikend vendi të bëhet me Qeveri të re.

“Ne kemi pasur dje një takim me kryetarin e AAK-së, zotëri Haradinaj dhe nëse arrijmë të finalizojmë programin, mund të ndodh të kemi deri në fund të javës qeveri, pasi që ne nuk jemi të interesuar që ta prolongojmë këtë situatë edhe më shumë”, theksoi Mustafa.