22:03 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

A do të ndërhyjnë ambasadorët për ndërmjetësim për formimin e Qeverisë,? Flet shefja e BE-së në Kosovë

Apostolova thotë se s’duan ndërmjetësim ndërmjet VV-së e LDK-së, por Qeveri dhe reforma

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it, në cilësi të vëzhguesve, kanë marrë pjesë të martën në takimin e radhës mes Vetëvendosjes e LDK-së.

Kështu të paktën ka thënë shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, që tha se ftesat për takimin u kanë shkuar nga të dy partitë.

Apostolova tha se nuk duan të përfshihen në negociatat për formimin e Qeverisë.

Komentet Apostolova i bëri në ngjarjen ku u paraqitën prioritetet e Presidencës së Këshillit të BE-së, që në gjashtë muajt e parë të këtij viti do të udhëhiqet nga Kroacia.

Ambasadorja Danijela Barisić theksoi se synojnë një Evropë ekonomikisht të fortë, e në kontekst të zgjerimit të BE-së dhe të marrëdhënieve me Kosovën përmendi pritjet nga Samiti i Zagrebit, që do të mbahet në muajin maj të këtij viti.

Bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, sipas Barishiçit, mbeten të rëndësisë së lartë.

Ajo ka përmendur edhe nevojën për formimin e Qeverisë, për të mos ngecur puna në reformat e nevojshme.