75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

A do të ndërpritet fushata parazgjedhore, në Podujevë?

Qeveria e Republikës së Kosovës mbrëmë ka marrë disa vendime lidhur me parandalimin e koronavirusit.

Sipas vendimit, aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura, pa prani publiku si: ngjarje, tubime sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër.

Por pavarësisht këtij vendimi, fushata zgjedhore në Podujevë ende po vazhdon të mbahet dhe nuk ka një vendim për pezullimin e saj.

Nuk ka njoftim as për shtyrje apo jo të procesit zgjedhor i paraparë të mbahet të dielën më 15 mars.

IndeksOnline dje ka pyetur zëdhënësin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezin, lidhur me mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevës, mirëpo ai ka thënë se nuk ka ende një vendim.

“Aktualisht nuk mund ta japim një përgjigje për këtë. Ne do të jemi gjatë ditës në kontakt me institucionet e vendit, presidentin dhe Qeverinë. Do t’ju mbajmë të informuar.