A do të ndikojë tërheqja e SHBA-së nga pakti bërthamor në çmimet e naftës?
Qëndrimi i ashpër i presidentit Donald Trump mbi marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha nuk do të ketë shumë ndikim në çmimet globale të naftës, tha ministri iranian i naftës Bijan Zanganeh për televizionin shtetëror të dielën.
Trump refuzoi të premten të vërtetonte zyrtarisht se a është Teherani duke i respektuar kushtet e marrëveshjesë të vitit 2015, edhe pse inspektorët ndërkombëtarë nuk kanë vërejtur ndonjë shkelje.
Ai poashtu deklaroi se mund të tërhiqet përfundimisht nga ky pakt.
Moscertifikimi i marrëveshjes i hap rrugën një periudhe 60 ditore, gjatë së cilës Kongresi duhet të vendosë nëse do të rivendosë disa, apo të gjitha sanksionet ekonomike që janë hequr si pjesë e marrëveshjes me Iranin./AktivPress