75 Mall Live Search
10:58 / E Hënë, 28 Gusht 2023 / mp

A do të nis me 1 shtator mësimi ? Flet Rrahman Jashari

Me 1 shtator do të filloj mësimi, kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Arsimit Rrahman Jashari në një përgjigje të shkurtër për “Indeksonline”.

Po ashtu edhe  zyrtarë nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) kanë  thënë se mësimi do të fillon me 1 shtator ashtu siç parashihet me Udhëzimin Administrativ për Kalendarin Shkollor. /Indeksonline/