A do të organizoj Meghan Markle ‘Baby Shower’ për fëmijën e dytë?

Meghan Markle është drejt fundit të pritjes së ëmbël.
Ashtu siç është bërë trend, kësaj radhe Meghan ka vendosur të mos organizojë një ‘babyshower’, transmeton Indeksonline.
Sipas një burimi të afërt të çiftit, ata nuk duan të bëjnë një organizim të tillë për shkak se bota gjendet në një gjendje të tmerrshme.
“Ajo dhe Harry kanë qenë aq të përfshirë me çështje humanitare, sa të dy ndiejnë se koha dhe burimet e tyre mund të përdoren për një qëllim më të mirë. ”
Meghan dhe princ Harry, 36 vjeç, mirëpritën djalin e tyre në maj të 2019-ës. Gjatë asaj kohe u organizua një baby shower në New York, me të ftuar si Amal Clooney, Serena Williams etj./Indeksonline/
