75 Mall Live Search
08:21 / E Hënë, 03 Mars 2025 / Z S

A do të paraqitet në prokurori Albin Kurti?

Të premten  Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se kryeministrin Albin Kurti se duhet të paraqitet për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale, më 4 mars duke filluar nga ora 10:00.

Kjo është konfirmuar edhe nga ana e zëdhënëses së Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Ajo ka konfirmuar se gjyqtari i procedurës paraprake ka lëshuar urdhrin për të dëshmuar,  duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale.

Mirëpo pikrishtë të premten kryeministri Kurti përmes një letre të dërguar tha se nuk kanë ndëmend ta respektojë thirrjen e organit të akuzës.

Mbetet të shihet se a do të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale, kryeministri Kurti?/Indeksonline/