75 Mall Live Search
09:17 / E Hënë, 08 Mars 2021 / Blerim

A do të qëndrojë Messi te Barcelona? Laporta jep deklaratën ‘bombë’

Dje skuadra e Barcelonës e ka zgjedhur edhe presidentin e ri të klubit e që do të jetë, Joan Laporta.

Pasi gjithçka u vendos mbrëmë dhe fitues doli Laporta, ai pas triumfit dha një deklaratë të fortë në lidhje me Leo Messin, shkruan IndeksOnline

Ai tha se Messi e ka telefonuar atë dhe ia ka uruar fitoren, por Laporta thotë se ai dhe argjentinasi do të bisedojnë diçka së bashku në lidhje me të ardhmen në Barcelonë.

“Messi më uroi dje, së shpejti do të kemi një bisedë të qetë dhe do të vendosim për të ardhmen e tij dhe klubit”, tha Laporta.

Kujtojmë se Messi verën që lam pas ishte njeriu kyç në media, ku flitej për largimin e tij nga Barça, por ai vendosi që deri në qershor të vitit 2021 të vazhdojë të qëndrojë.

Por, a do ta shohim Messi ende në Barcelonë? Ky mbetet një mister.