A do të rikthehet Bersant Celina te Kosova për takimin ndaj Moldavisë?

Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina nuk udhtoi fare me ekipin në Lubjanë për ndeshjen ndaj Sllovenisë.
Ai kishte ndjerë dhimbje në këmbë pas takimit me Shqipërinë që u zhvillua javën e kaluar në ‘Elbasan Arena’.
Celina vazhdon rikuperimin në Prishtinë.
Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që gjendja e tij është e mirë dhe sonte do të stërvitet me bashkëlojtarët.
Mesfushori i Dijon, pritet të jetë startues në ndeshjen ndaj Moldavisë, e cila mbyllë ciklin e Nations League.
/Indeksonline/