18:44 / E Martë, 26 Janar 2021 / A. A

A do të rikthehet Khabib në UFC?

Kampioni i shumëfishtë i UFC-së, Daniel Cormier mendon se Khabib Nurmagomedov mund të rikthehet përsëri në aksion.

32 vjeçari u pensionua nga ky sport në tetorin e vitit të kaluar pasi mposhti Justin Gaethje.

Ndonëse Khabib ka premtuar se nuk do të rikthehet kurrë më në UFC, Cormier ka tjetër mendim.

“Islam Makchaev është duke stërvitur me Khabibin. Nëse një ditë Makchaev mposhtet, mund ta shohim rikthimin e Khabibit për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarit të tij. Makchaev është sikur vëlla për Khabibin dhe ky i fundit nuk mund të durojë humbjen e vëllaut” deklaroi Cormier.

/Indeksonline/